Sport

Trajneri i Gjeorgjisë: “Përballja me Shqipërinë, na duhet për eksperincë!”

Gjeorgjia është rritur shumë me 46-vjeçarin në pankinë dhe në mars do të bëjë gjithçka për të siguruar një biletë në Euro 2024.

9 Shkurt 2024, 17:23 Nga DOSJA
Trajneri i Gjeorgjisë: “Përballja me Shqipërinë, na

GJEORGJI - Willy Sagnol drejton kombëtaren e Gjeorgjisë prej shkurtit të vitit 2021. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe kombëtares franceze, po bën një punë shumë të mirë.

Gjeorgjia është rritur shumë me 46-vjeçarin në pankinë dhe në mars do të bëjë gjithçka për të siguruar një biletë në Euro 2024.Kryqtarët do të sfidojë Luksemburgun në gjysmëfinale dhe fituesin e çiftit Greqi-Kazakistan në finalen e madhe për kualifikimin në Gjermani 2024.Rreth shortit të Nations League, ku Gjeorgjia do të ketë përballë Shqipërinë, Ukrainën dhe Çekinë, Sagnol u shpreh:

“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B. Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur.

Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira. Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë.

Dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”, theksoi trajneri i kombëtares gjeorgjiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2024, 16:52

Vitor Roque nuk e 'shpëton' as Apeli…

SPANJE - Komiteti i Apelit ratifikoi këtë të premte dënimin me një ndeshje të brazilianit Vitor Roque, i përjashtuar për...