Bota

Netanyahu "injoron" SHBA-në, urdhëron evakuimin e mbi një milion njerëzve në Rafah

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara.

9 Shkurt 2024, 16:49 Nga r.ll
Netanyahu "injoron" SHBA-në, urdhëron evakuimin e mbi
njerezit ne rafah

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë e vendit që të planifikojë evakuimin e popullsisë nga Rafah, tha zyra e tij në një deklaratë të premten, përpara një sulmi tokësor të parashikuar në qytetin jugor të Gazës.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara. Netanyahu tha të enjten se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të shkojnë së shpejti në Rafah, në bastionin e fundit të Hamasit.

Shumë palestinezë kanë kaluar nëpër enklavë dhe janë strehuar në qytet ndërsa fushata e IDF-së është zhvendosur në jug përmes Gazës. Por është e paqartë se ku mund të shkojnë më pas; qyteti kufizohet me Egjiptin në jug, por kufiri në vend ka qenë i mbyllur prej muajsh. Në deklaratë, zyra e Kryeministrit izraelit tha se nuk ishte e mundur të eliminohej Hamasi dhe të liheshin katër batalione të Hamasit në Rafah.

Rafah është qendra e fundit e madhe e popullsisë në Gaza që nuk është e pushtuar nga IDF. Komandanti i lartë i ngarkuar për operacionin ushtarak të Izraelit në Gazën jugore i tha CNN të dielën se nuk kishte ende një plan për të minimizuar vdekjet e civilëve.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara tha të enjten se SHBA nuk e mbështet një operacion ushtarak izraelit në Rafah pa një planifikim të duhur. Ndërkohë, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) tha në një deklaratë për shtyp të enjten se Rafah së shpejti mund të shndërrohet në një zonë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi nga e cila njerëzit nuk do të mund të shpëtojnë.

lufta izrael-palestine benjamin netanyahu rafah

Sondazh

Poll