Bota

MISTERI i vrasjes së biznesmenit në Athinë/ Mediat greke: Dyshohet se kishte lidhje me një bandë të fuqishme droge në Shqipëri

Jalias rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri. Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar kompaninë “KASTPO” sh.p.k me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit.

9 Shkurt 2024, 16:31 Nga r.ll
MISTERI i vrasjes së biznesmenit në Athinë/ Mediat greke:
pamje nga vendi i ekzekutimit

GREQI- Një biznemen grek u ekzekutua dy ditë më parë me armë zjarri, pak metra larg banesës së tij dhe më pas autorët e dyshuar e dogjën në makinë. Kristos Jalias ishte pronar i disa bizneseve në Greqi. Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motivit të krimit. 

Ditën e sotme mediat greke shkruajnë se në banesën e Jalias, gjatë kontrolleve u gjetën 10 mijë euro, dy armë të padeklaruara, një pistoletë dhe një revole.  Policia po heton të shkuarën e biznesmenit dhe kryesisht në ndërveprimet e tij me anëtarët e një bande të fuqishme droge dhe veprash antike në Shqipëri dhe po tentohet të sqarohet nëse vetë 59-vjeçari ka qenë i përfshirë në aktivitetet e tyre.

Jalias rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri. Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar kompaninë “KASTPO” sh.p.k me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit. Objekti i veprimtarisë së kësaj kompanie është tregtia me shumicë e pakicë e mallrave të ndryshëm industrialë, elektroshtëpiake, transport udhëtarësh, hotel dhe bar. Burime konfidenciale nga Greqia bëjnë me dije se 59 vjeçari dyshohet se zotëron prona edhe në Tiranë.

Jalias ishte i martuar me një shtetase shqiptare nga Librazhdi, me të cilën vazhdonte të ishte në një lidhje pavarësisht një ndarje, që dyshohet fiktive, të regjistruar disa vite më parë. Ai rezulton pronar biznesesh të mëdha në Greqi, ku janë të punësuar rreth 4000 persona, shumë prej të cilëve shqiptarë. Mësohet se ai qarkullonte me bodyguard, shtetas shqiptarë, të cilët në momentin e vrasjes nuk ndodheshin me të.

Në zonë nuk ka kamera dhe policia nuk shpreson të marrë informacione të reja nga ky material për hetimin e tyre. Çështja do të zhbllokohet me deklaratat e rrethinave të viktimës, por kryesisht nga analizat që do kanë kërkuar nga kompania e telefonisë celulare për të marrë informacion për kontaktet dhe bisedat e tij. 59-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë lidhje të rëndë kriminale me autoritetet greke, pavarësisht se shoqatat e tij dhe ndonjëherë rrethi i tij i biznesit ishin problematikë.

kristos jalias greqi

Sondazh

Poll