Bota

Intervistoi Putin/ Hillary Clinton i drejtohet ish-prezantuesit: Është idiot i dobishëm

Klinton bëri këtë koment për ish-prezantuesin, në përgjigje të lajmit se Carlson po interviston presidentin rus Vladimir Putin.”Ai thotë gjëra që nuk janë të vërteta

9 Shkurt 2024, 14:47 Nga S.N

 

Intervistoi Putin/  Hillary Clinton i drejtohet ish-prezantuesit:
Hilari Klinton

SHBA- Ish-kanditatja për presidente në SHBA Hillary Clinton, ka quajtur ish-prezantuesin televiziv të Fox News, Tucker Carlson, si një “idiot të dobishëm”. Klinton bëri këtë koment për ish-prezantuesin, në përgjigje të lajmit se Carlson po interviston presidentin rus Vladimir Putin.

”Ai thotë gjëra që nuk janë të vërteta. Ai i bën papagallë paketën e gënjeshtrave të Vladimir Putinit për Ukrainën, kështu që nuk e kuptoj pse Putini nuk do t'i jepte një intervistë, sepse nëpërmjet tij, ai mund të vazhdojë të gënjejë se cilat janë objektivat e tij në Ukrainë dhe çfarë pret të ndodhë." tha ajo për MSNBC të mërkurën.

Në një video që ai poston në rrjetin social X tha se asnjë gazetar perëndimor nuk është shqetësuar për të intervistuar Putinin. Carlson shtoi se shumica e amerikanëve nuk e kanë idenë se pse Putin pushtoi Ukrainën edhe pas 2 vitesh luftë.

"Ka rreziqe për të kryer një intervistë si kjo padyshim. Kështu që ne e kemi menduar me kujdes për shumë muaj. Ja pse po e bëjmë. Detyra jonë është të informojmë qytetarët.,” tha Carlson në një klip.

hillary clinton

Sondazh

Poll