Bota

“Shtëpia e horrorit”, pensionistit ju gjetën 117 mace të ngordhura në frigoriferin e tij

Disa shfaqnin shenja sëmundjesh, ndërsa të tjerët kishin plagë të ndryshme dhe ishin të kequshqyer.

9 Shkurt 2024, 16:28 Nga S.B
“Shtëpia e horrorit”, pensionistit ju gjetën 117 mace
foto ilustruese

FRANCË- Një pensionisti ‘dashamirës’ të maceve ju gjetën 117 mace të ngordhura në frigoriferin e tij. 66-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, u arrestua brenda një "shtëpie tmerri" në qytetin mesdhetar francez La Roquette-sur-Siagne, pranë Kanës. Një burim hetues tha se: Ai nuk mendonte se kishte bërë ndonjë gjë të gabuar, përveçse i kishte vënë macet në gjumë.

Ata shtuan: Ai u tha policëve se i donte macet e tij dhe donte t'u jepte atyre jetën e përjetshme. Agjentët që punojnë për AEPA, grupi francez për mbrojtjen e kafshëve, thanë se 38 mace të tjera, duke përfshirë 12 kotele dhe një mace të rritur shtatzënë, u gjetën të gjalla në shtëpinë e burrit.

“Shtëpia e horrorit”, pensionistit ju gjetën 117 mace
disa nga macet e shpëtuara

Disa shfaqnin shenja sëmundjesh, ndërsa të tjerët kishin plagë të ndryshme dhe ishin të kequshqyer. Burimi shtoi: "Macet kishin vite që jetonin në shtëpinë e pistë të atij personi. Ishte një shtëpi e vërtetë tmerri dhe horrori, kishte mace të tjera të varrosura në kopësht."

66-vjeçari u arrestua të martën dhe u mor në pyetje gjatë natës deri të mërkurën, përpara se të lirohej me veprim gjyqësor. Thuhet se ai ishte në një gjendje të dobët psikologjike se dhe do të vlerësohej më tej.

mace keqtrajtoi macet

Sondazh

Poll