Bota

Zëdhënësi i Putin: Ndryshimi i udhëheqjes ushtarake nga Ukraina, nuk do të ndryshojë rezultatin e luftimeve

Sipas burimeve, Zelenksy fajëson ish-shefin e forcave të armatosura dhe stafin e tij për mungesën e përparimit në front, pasi kundërofensiva ukrainase e verës së kaluar, nuk dha rezultatet e pritura.

9 Shkurt 2024, 15:59 Nga S.N
Zëdhënësi i Putin: Ndryshimi i udhëheqjes ushtarake nga
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini ka reagur pas zëvendësimit të kreut të forcave të armatosura të Ukrainës.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putin, tha se nuk beson se një ndryshim në udhëheqjen ushtarake të Ukrainës, do të ndryshojë rezultatin e operacionit rus.

“Nuk besojmë se këta janë faktorë që mund të ndryshojnë rrjedhën e operacionit special ushtarak. Kjo do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet”, u shpreh Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.

Sipas burimeve, Zelenksy fajëson ish-shefin e forcave të armatosura dhe stafin e tij për mungesën e përparimit në front, pasi kundërofensiva ukrainase e verës së kaluar, nuk dha rezultatet e pritura.

 

 

dmitry peskov lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll