Bota

Gafa e radhës/ Biden: Kam folur me Presidentin e Meksikës El-Sisi për luftën Izrael-Palestinë

Por në disa momente kur Biden u shpreh se kujtesa tij është shumë e mirë ai ngatërroi 2 liderët e huaj. 

9 Shkurt 2024, 14:40 Nga E.d
Gafa e radhës/ Biden: Kam folur me Presidentin e Meksikës El-Sisi
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden i njohur për ngatërresat e tij gjatë fjalimeve, ka bërë një tjetër gafë ditën e sotme. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë ku foli për luftën Izrael-Hamas dhe tha se ka punuar me presidentin e Meksikës Abdel Fattah El-Sisi për të ndihmuar dërgimin e ndihmave në zonën e luftës.

“Siç e dini, fillimisht, presidenti i Meksikës Sisi, nuk donte të hapte portën për të lejuar hyrjen e materialit humanitar në Gaza kam folur me të. E binda të hapte portën,” tha Biden.


Por El-Sisi nuk është presidenti i Meksikës por Presidenti i Egjiptit. Ndërkohë që Presidenti i Meksikës është Andrés Manuel López Obrador. 

Gafa e Biden erdhi disa minuta pasi Presidenti tha se kujtesa e tij ishte "mirë" në përgjigje të një raporti të lëshuar nga këshilltari special Robert Hur mbi keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara nga ai.

joe biden

Sondazh

Poll