Sport

Vitor Roque nuk e 'shpëton' as Apeli…

Komiteti, i varur gjithashtu nga FEF, ratifikon sanksionin e një ndeshjeje duke pranuar raportin e Martínez Munuera, i cili e konsideroi hyrjen e brazilianit "të pamatur". Barça nuk do të shkojë në TAD.

9 Shkurt 2024, 16:52 Nga DOSJA
Vitor Roque nuk e 'shpëton' as Apeli…

SPANJE - Komiteti i Apelit ratifikoi këtë të premte dënimin me një ndeshje të brazilianit Vitor Roque, i përjashtuar për një karton të verdhë të dyfishtë në “Mendizorroza” të shtunën e kaluar, të dhënë nga gjyqtari i ndeshjes, Martínez Munuera.

Gjyqtari valencias kishte parë edhe një veprim të pamatur në shuplakën ndaj Tenaglias për kartonin e parë të verdhë. Kështu, ‘Tigrinho’, i cili kishte shënuar dy golat e parë si lojtar i Barçës në harkun kohor të katër ditëve, do të lihet jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Granadës dhe do të rikthehet të shtunën më 17 kundër Celtas.

Barça ka vendosur të mos shkojë në TAD për të kërkuar pezullimin paraprak të sanksionit. Kështu, Xavi mbetet me Lewandowski, Lamine Yamal dhe Marc Guiu, si sulmues të disponueshëm. Përveç humbjes së Vitor Roque, te Barça janë lënduar João Félix, Raphinha dhe Ferran Torres, edhe pse të gjithë janë më afër rikthimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll