Sport

Arabia Saudite për Superkupën: "Është një pjesë e marrëveshjes sonë me Spanjën"...

Superkupa e Spanjës ka pasur tashmë katër edicione në Lindjen e Mesme, me një normë fitimi prej rreth 40 milionë për secilin prej tyre

9 Shkurt 2024, 11:53 Nga DOSJA
Arabia Saudite për Superkupën: "Është një

SPANJE - “Marca” pati një takim me zyrtarë të futbollit saudit me të cilët foli për Superkupën e Spanjës, zhvillimi i të cilit në Arabinë Saudite vazhdon të jetë një burim polemikash... në gadishullin iberik.

Ajo do të vazhdojë të jetë e tillë edhe pas zgjedhjeve të afërta për RFEF dhe kontratën që ishte nënshkruar nga ish-presidenti Luis Rubiales, për të mbajtur atë event atje deri në vitin 2029.

Mësohet se sauditët planifikojnë ta vazhdojnë atë që u nënshkrua pa të çara, sepse ndër të tjera, “Superkupa është vetëm një pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Federatën Spanjolle,”- thanë ata.

Fakti që, me një probabilitet të lartë, Barcelona nuk do të jetë e pranishme në 2025, nuk i ndryshon planet saudite. “Ajo që është nënshkruar... është e nënshkruar”,- thonë ata.

Superkupa ka pasur tashmë katër edicione në Lindjen e Mesme, me një normë prej rreth 40 milionë për secilin prej tyre. Rubiales garantoi 240 milionë euro në marrëveshjen e parë të mbyllur, megjithëse më vonë u zgjat deri në vitin 2029.

Pjesa tjetër e bashkëpunimit përfshin, për shembull, trajnimin e rreth 30 të rinjve sauditë çdo vit në Spanjë.  Është programi 'Future Falcons' për futbollistët nën 19 vjeç që jetojnë për nëntë muaj në Salou (Tarragona) me stërvitje gjithëpërfshirëse.

Ka pasur gjithashtu takime të përbashkëta (e fundit disa javë më parë në Zvicër) për të analizuar atë që po vjen në të dy vendet: Kupa e Botës 2030 në Spanjë dhe Kupa e Botës 2034 në Arabinë Saudite. “Ne do të mësojmë nga përvoja e Spanjës dhe, në këtë proces, shpresojmë që “tiki-taka” spanjole të na fërkojë pak”,- na thonë sauditët duke buzëqeshur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll