Sport

Kane-Sané, dyshja më vdekjeprurëse në Evropë: "Ne argëtohemi bashkë!"...

Askush nuk i kalon 48 golat që kanë shënuar mes tyre në pesë ligat kryesore të kontinentit

9 Shkurt 2024, 15:32 Nga DOSJA

Kane-Sané, dyshja më vdekjeprurëse në Evropë:

GJERMANI - Harry Kane dhe Son Heung-min formuan çiftin më vdekjeprurës të Premier League. Një dyshe sulmuese për historinë, pasi 47 golat që shënuan së bashku janë një rekord në turneun anglez të rivendosur në 1992. "Ne njihemi prej kohësh dhe kam qenë këtu për të parë të gjitha golat e tij. Jam krenar për të",- tha anglezi për koreano-jugorin.

Në verë, Kane u largua nga Londra për të nënshkruar me Bayernin, ku ka bashkuar forcat me një partner tjetër 'të rrezikshëm'.

Kane ka gjetur bashkëlojtarin e tij më të mirë në Bundesligë, te Leroy Sané. Mes anglezit dhe gjermanit janë shënuar 48 gola deri më tani këtë sezon në Bundesligë. Rekord në pesë ligat kryesore që lë pas çifte të tjera si Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram (38 me Interin në Serie A), Salah dhe Darwin (36 me Liverpool në Premier), Undav dhe Guirassy (35 me Stuttgartin në Bundesliga)...

"Më pëlqen të luaj me Leroy. Ne kemi një lidhje shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës. Ai është një futbollist fantastik,"- tha Kane, golashënuesi më i mirë me 24 gola për një ekip 'Bundes' në të cilin ai ka dhënë edhe pesë asistime.

"Është kënaqësi të luash me Harry. Ai është shumë inteligjent. Ai e di saktësisht se ku të lëvizë,"- tha Sané, i cili ka tetë gola dhe 11 asistime.

Numri '9' është “Këpuca e Artë” me 24 golat e tij dhe vetëm Watkins, me 12 asistime, kalon 11 të Sané në pesë ligat kryesore. Futbolli i Kane, i cili është i aftë të vendosë qendërmbrojtësit si sulmues dhe të dalë jashtë zonës për t'u kombinuar, është burim për një Sané, që vërshon dhe vendos krosime... por edhe bashkëpunon në hapësira të shkurtra. Bayern ka gjetur një minierë në këtë dyshe.

Kane-Sané, dyshja më vdekjeprurëse në Evropë:

"Leroy flet rrjedhshëm anglisht dhe komunikon shumë me Harry-n. Kane i bën më të mirë shokët e skuadrës për shkak të karakterit, stilit të tij... Leroy është në formë shumë të mirë, me gjuhë të mirë trupore dhe një mentalitet të mirë.

Të dy kombinohen shumë mirë",- vuri në dukje Thomas Tuchel. Trajneri gjerman fërkon duart ashtu siç bëjnë edhe në tribunat e “Allianz Arena” ku, duke kapërcyer distancën dhe pozicionet, tashmë fantazojnë për një partneritet të frytshëm sa ai i Robenit dhe Riberit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll