Sport

VD/ Tashmë është zyrtare, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi kalon tek Besiktasi në Stamboll!

22-vjeçari kuqezi, nënshkroi një kontratë për 3.5 vite me një pagë prej 1.8 milionë euro në vit, ndërsa Legia e Varshavës përfitoi rreth 10 milionë euro nga shitja e lojtarit.

9 Shkurt 2024, 14:32 Nga DOSJA

VD/ Tashmë është zyrtare, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi

TURQI - Ernest Muçi është futbollisti më i ri gjigandit turk të Besiktasit. Që në verën e shkuar pritej lëvizja e sulmuesit shqiptar nga Legia e Varshavës, por me sa duket në këto ditë të merkatos dimërore, u luajt karta e fundit.

22-vjeçari kuqezi, Ernest Muçi nënshkroi një kontratë për 3.5 vite me Besiktasin për një pagë prej 1.8 milionë euro në vit, ndërsa Legia e Varshavës përfitoi rreth 10 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ku ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll