Sport

De Rossi, si përherë karizmatik: "Interi nuk është i pathyeshëm, ne jemi Roma!"...

Këtë të shtunë, Seria A ofron një duel madhështor mes ekipit ‘giallorosso’ dhe skuadrës zikaltër

9 Shkurt 2024, 16:20 Nga DOSJA
De Rossi, si përherë karizmatik: "Interi nuk është i

ITALI - Daniele De Rossi, trajneri i Romës, nuk ka komplekse përpara se të përballet me Interin, liderin e Serisë A në “Olimpico” këtë të shtunë: "Asnjë ekip në botë nuk është i pathyeshëm, madje as Interi",- tha të premten ish-emblematiku i Romës.

“Ne të gjithë pajtohemi, Interi është më i forti në kampionatin tonë (...), por asnjë ekip në botë nuk është i pathyeshëm, madje as Interi”,- tha De Rossi në një konferencë për shtyp.

“Ne do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë, por jemi gjithashtu një ekip i fortë (...) ne jemi Roma, luajmë në stadiumin tonë para 65 mijë shikuesve”,- vazhdoi ish-ndërkombëtari italian.

"Me Interin, niveli do të rritet në krahasim me tre ndeshjet tona të fundit që nga ardhja ime, presioni gjithashtu,"- paralajmëroi De Rossi, i cili zëvendësoi José Mourinhon në mes të janarit.

Që kur mori drejtimin e Romës, klubi ku ai kaloi gjithë karrierën e tij të lojës (2001-2019), De Rossi ka arritur tre fitore në po aq ndeshje (2-1 kundër Veronës dhe në Salernitana, 4-0 kundër Cagliarit).

Roma është e 5-ta, një pikë pas vendit të 4-të dhe pjesëmarrjes në Champions League.  Kjo ndeshje do të ketë një shije të veçantë për ndërkombëtarin belg të Romës, Romelu Lukaku, ish-lojtar i Interit, i fishkëllyer dhe i sharë nga tifozët e zikaltërve në “San Siro” (1-0).

"(Lukaku) Ai nuk është më një djalë 20-vjeçar, ai do të jetë në gjendje të përballojë presionin. Ajo që dua është që ai të luajë si kundër Cagliarit, më pëlqeu shumë, ai gjuajti 4 ose 5 herë në portë dhe kjo bëri diferencën”,- këmbënguli Daniele De Rossi.

Lukaku ka shënuar nëntë gola këtë sezon në Serie A, por vetëm dy në dy muajt e fundit. De Rossi do të ketë gjithashtu në dispozicion qendërmbrojtësin anglez Chris Smalling, i cili mungon për shkak të lëndimit që nga shtatori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll