Sport

Carlo Ancelotti: “Nuk mendoj se La Liga do të vendoset në ndeshjen ndaj Gironas”...

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk beson se kampionati mund të vendoset gjatë ndeshjes të së shtunës (18:30) mes skuadrës së tij, dhe liderit surprizues, Girona.

9 Shkurt 2024, 14:48 Nga DOSJA

Carlo Ancelotti: “Nuk mendoj se La Liga do të vendoset në

SPANJE - Në prag të ndeshjes së ditës së 24-të të La Ligës mes Real Madrid dhe Girona, të shtunën (18:30), Carlo Ancelotti siguroi, se ai nuk besonte se titulli mund të vendosej gjatë kësaj ndeshje, mes skuadrës së tij dhe ndjekësit të habitshëm. Por tekniku italian pranon, se një fitore nesër mund të japë një avantazh të caktuar në garën për titull.

“Kushdo që fiton nesër përfiton, por La Liga është ende shumë e gjatë”,- tha Ancelotti në një konferencë për shtyp këtë të premte. “Nuk mendoj se La Liga do të vendoset nesër, çfarëdo që të ndodhë”.

Trajneri i Gironas, Michel nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol për shkak të pezullimit, por Ancelotti beson se mungesa e tij "nuk është një faktor përcaktues".

“Futbolli u përket lojtarëve”,- tha ai, duke kujtuar se kishte munguar në dy ndeshje të cilat përfunduan me fitoren e Merengues. Por ai shfrytëzoi rastin për të kërkuar "më shumë mirëkuptim" nga gjyqtarët kur bëhet fjalë për paralajmërimin e trajnerëve.

Lidhur me mbrojtësin e tij gjerman Antonio Rüdiger, i dëmtuar në kofshën e majtë, Ancelotti siguroi se “kishte një ndjenjë të mirë, nesër (e shtunë) do ta shohim sërish nëse ndihet mirë. Ai do të luajë me kapacitet të plotë, përndryshe nuk do të rrezikojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll