Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy automjete, nuk ka të lënduar

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

9 Shkurt 2024, 16:45 Nga r.ll
Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy
pamje nga aksidenti

POGRADEC- Një aksident raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë dy mjete të cilat kanë pësuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

aksident ne pogradec-qafe thane

Sondazh

Poll