Bota

Ambasadori Gjerman i bën kërkesë Kosovës të zgjasë periudhën e tranzicionit për dinarin serb me 4 muaj

Ambasadori gjerman i ka kërkuar Kosovës të kthejë “borxhin” e liberalizmit të vizave

9 Shkurt 2024, 14:05 Nga S.N
Ambasadori Gjerman i bën kërkesë Kosovës të zgjasë
Jorn Rhode

KOSOVË- Ambasadori Gjerman Jorn Rohde, i ka bërë thirrje Kosovës që të zgjatet periudha e tranzicionit për vedimin e Bankës Qëndrore të Kosovës për dinarin serb. Ai ka kërkuar që zgjatja të jetë në 4 muaj dhe jo në një muaj siç vendosi kryeministri Albin Kurti.

Ambasadori gjerman i ka kërkuar Kosovës të kthejë “borxhin” e liberalizmit të vizave duke thënë: Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!. 

Qeveria e Kosovës pas mbledhjes të Këshillit të Sigurimit e presionit ndërkombëtar, ka pranuar të bëjë lëshime. Kosova ka mundësuar 1 muaj tranzicioni ku qytetarët do të informohen dhe nuk do të ketë ndëshkime.

john rohde

Sondazh

Poll