Sport

VIDEO/ A u frymëzua Dua Lipa nga Eden Hazard për kërcimin e saj viral në çmimin Grammy? “Gjunjët e mi janë lënduar”!

Tifozët e Chelseat e krahasuan rrëshqitjet e Dua Lipës me gjunjë, si ato të festimeve të Eden Hazard kur shënonte gol për Chelsean.

9 Shkurt 2024, 11:33 Nga DOSJA

VIDEO/ A u frymëzua Dua Lipa nga Eden Hazard për kërcimin e saj

ANGLI - Gazeta ‘The Sun’ publikon lajmin se fansat e Chelseat janë të bindur se Dua Lipa është frymëzuar nga Eden Hazard, dikur i Real Madridit, pasi këngëtarja e njohur rrëshqiti me gjunjët gjatë mbrëmjes për çmimet Grammy.

"Më janë lënduar gjunjët!",- pranoi Dua Lipa, e cila u bë virale me një përmbledhje të të gjitha eseve të saj, duke i rrëshqitur në gjunjë.

VIDEO/ A u frymëzua Dua Lipa nga Eden Hazard për kërcimin e saj

Tifozët e Chelseat e krahasuan rrëshqitjet me gju të Dua Lipës, si festimet e Eden Hazard kur shënonte gol për Chelsean.

VIDEO/ A u frymëzua Dua Lipa nga Eden Hazard për kërcimin e saj

“Dua Lipa mendon se është Eden Hazard”, ose “Të dua mbretëreshë (Dua Lipa), por nuk mund të jesh kurrë ai (Hazard)”,- ishin disa nga komentet që mund të lexoheshin në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll