Bota

VIDEO/ "E neveritshme", e reja kap mat oficerët e policisë duke parë Netflix në shtëpinë e saj

Policia e Mançesterit tha se oficerët nuk i shkelën standardet pasi ajo paraqiti një ankesë zyrtare.

9 Shkurt 2024, 13:30 Nga S.B
VIDEO/ "E neveritshme", e reja kap mat oficerët e policisë
pamje nga kamerat e sigurisë

MANÇESTER- Një grua që kapi mat policinë në kamera duke parë Netflix në shtëpinë e saj gjatë një kërkimi urgjent për të ka thënë se ishte "e neveritur nga sjellja e tyre". Dy oficerë u filmuan në divan duke parë televizor dhe duke u ushtruar me një shtangë dore në shtëpinë e Abbygail Lawton në Wigan. Ata po i përgjigjeshin një raportimi se 21-vjeçarja ishte zhdukur gjatë një krize të shëndetit mendor.

Policia e Mançesterit tha se oficerët nuk i shkelën standardet pasi ajo paraqiti një ankesë zyrtare. Por Dega e Standardeve Profesionale të forcës tha se dyshja "duhet të reflektojë dhe të mësojë nga ankesat e qytetarëve". Zonja Lawton, e cila tha se do të kërkonte një rishikim të vendimit, tha se veprimet e tyre i kishin shkaktuar asaj traumë mendore dhe mosbesim ndaj policisë.

Policia u thirr në shtëpinë e saj më 3 janar pasi u ngritën shqetësime për mirëqenien e zonjës Layton. GMP tha se oficerëve iu kërkua të qëndronin në pronë në rast se ajo kthehej si masë mbrojtëse ndërkohë që u krye një kontroll më i gjerë. Por zonja Layton tha se gjatë thirrjeve të mëparshme oficerët e kishin kontrolluar shtëpinë e saj dhe më pas e kishin pritur në makinë e jo në shtëpi. Ajo tha se ishte lajmëruar për lëvizje në shtëpinë e saj nga një aplikacion i kamerave të sigurisë dhe mund të shihte dy policët duke parë televizor dhe duke përdorur girat e saj pasi mbërritën pak para orës 22:00 duke u larguar në 01:30 të nesërmen. Zonja Layton tha se ajo u gjet nga policia rreth orës 04:00, e u arrestua për humbje të kohës së policisë dhe u mbajt në paraburgim për dymbëdhjetë orë, por ajo tha se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim tjetër.

"Ju mendoni se ata janë atje për t'ju ndihmuar, por pastaj i gjen të ulur duke bërë këtë që patë, nuk ka kuptim," tha ajo. “Ju prisni që policia të punojë shumë dhe të mbrojë njerëzit, por nuk është ashtu siç e prisni, shumë joprofesionale”.

Një zëdhënës i organit të standardeve profesionale tha se ishte e kuptueshme që publikimi i imazheve të kamerave pa leje mund të ulë besimin e publikut.

"Ata qëndruan në vend kryesisht për të mbrojtur zonjën nëse ajo kthehej në adresën e shtëpisë," tha GMP.

policia mancester netflix

Sondazh

Poll