Sport

Kryqëzohet Cristiano Ronaldo, kryen një gjest të turpshëm në finalen ndaj Al Hilalit...

Orët e fundit, Cristiano Ronaldo e gjen veten në qendër të polemikave për një gjest të turpshëm me fanelën kundërshtare.

9 Shkurt 2024, 11:15 Nga DOSJA

Kryqëzohet Cristiano Ronaldo, kryen një gjest të turpshëm

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo e gjen veten në qendër të polemikave për qëndrimin e tij gjatë një ndeshjeje miqësore mes Al-Nassr dhe Al-Hilal, pasi ekipi i tij humbi 2-0.

Dukshëm i pakënaqur, lojtari portugez ka reaguar në mënyrë provokuese ndaj mbështetësve rivalë. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë Ronaldon duke rrëmbyer një fanelë kundërshtare të hedhur nga tifozët, duke e fërkuar me organet gjenitale, më pas duke e hedhur me energji drejt tribunës.

Pavarësisht fillimit të mbrëmjes me humor të mirë, me dorëzimin e trofeut nga superylli i mundjes Undertaker, humbja e Cristiano Ronaldos në fushë ndryshoi atmosferën.

Sulmuesi, i pafuqishëm ndaj skuadrës së Neymar, u largua nga fusha dukshëm i frustruar. Ky reagim i turpshëm i Ronaldos bëri xhiron e shpejtë në rrjetet sociale, duke ndezur polemika rreth sjelljes së lojtarit pas një disfate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll