Sport

Koeman: "Të jesh trajner i Barçës je me armë në kokë, e kam provuar atë stres"...

Trajneri holandez thotë se e kupton vendimin e Xavi, i cili do të largohet nga skuadra në fund të sezonit

9 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Koeman: "Të jesh trajner i Barçës je me armë në

SPANJE - Ronald Koeman jetoi një nga momentet më të këqija në historinë e fundit të Barcelonës, me pandeminë dhe largimin e Lionel Messit, ndaj e kupton zhgënjimin e Xavi-t, i cili tashmë ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i skuadrës ‘Blaugrana’ në fund të sezonit.

"Të jesh trajner i Barcelonës është një sulm ndaj shëndetit mendor. Është shumë më argëtuese të jesh lojtar i Barcelonës, sesa trajner dhe Xavi, si katalanas dhe bir i klubit, sigurisht që ndjen këtë",- shpjegoi trajneri holandez për 'Good Morning Eredivisie', i cili edhe si futbollist ka veshur fanellën culé.

“Ishte puna më e vështirë që kam pasur ndonjëherë”, shtoi ish-trajneri i Benfica-s. "Shtypi ju drejton armën. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është faji i trajnerit. Edhe unë e kam vuajtur atë stres dhe presion."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll