Art&Argëtim

Britney Spears rikthen Halloween-in, shfaqet si një djall seksi

Spears 42 vjeçe, rrotulloi sfurkun e saj të djallit, ndërsa kërcente rreth e rrotull nën ritmin e "Electric City" të Black Eyed Peas.

9 Shkurt 2024, 14:08 Nga S.B
Britney Spears rikthen Halloween-in, shfaqet si një djall seksi
Britney Spears

SHBA- Këngëtarja e "Sometimes" Britney Spears u vesh si një djall seksi me një body të kuq lëkure, brirë dhe sigurisht me një sfurk për të ribërë atë që nuk e bëri dot në vjeshtë gjatë Halloween-it.

"Mungova Halloween-in e vitit të kaluar, kështu që e riktheva tani !!!" shkroi Spears në Instagramin e saj.

Spears 42 vjeçe, rrotulloi sfurkun e saj të djallit, ndërsa kërcente rreth e rrotull nën ritmin e "Electric City" të Black Eyed Peas. Këngëtarja e "Toxic" u duk se kishte probleme me kostumin e saj në një moment, pasi i duhej ta ngrinte atë shpesh, por kjo nuk e pengoi atë të hante në mënyrë joshëse një qershi në mes të rutinës së saj. Tani që ajo është kthyer në programet e saj të planifikuara rregullisht, Spears duket se ka lëvizur nga drama që përfshin ish të dashurin e saj Justin Timberlake këto javët e fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

britney spears

Sondazh

Poll