Art&Argëtim

Romanca e Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. bëhet ‘serioze'

Themeluesja e Skims, 43 vjeç, dhe ylli i NFL-së u lidhën për herë të parë në shtator sipas zërave.

8 Shkurt 2024, 15:12 Nga S.B
Romanca e Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. bëhet ‘serioze'
Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr.

SHBA- Sipas një raporti të ri, romanca e Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. po “bëhet serioze”. Dyshja po përpiqen ta ruajnë me kujdes marrëdhënien e tyre sepse Odell është shumë më privat se Kardashian. Lojtari i Baltimore Ravens, 31 vjeç, është më i rezervuar ndërsa Kim është e mësuar me vëmendjen.

Themeluesja e Skims, 43 vjeç, dhe ylli i NFL-së u lidhën për herë të parë në shtator sipas zërave. Megjithatë, një burim tjetër i brendshëm saktësoi se dyshja janë miq dhe kanë qenë kryesisht në grupe pasi ata janë në rrethe të përbashkëta shoqërore. Çifti ndezi më tej thashethemet për romancë kur u panë së bashku në një festë pas çmimeve CFDA në nëntor, megjithëse nuk dukej si romantike.

Romanca e Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. bëhet ‘serioze'
Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr.

Ylli i "Kardashians" dhe Beckham Jr. u panë duke marrë pjesë në ceremoninë e Jay-Z para Grammys në West Hollywood të premten mbrëma dhe madje u kombinuan me veshje tërësisht të zeza. TMZ pretendoi se Kardashian dhe lojtari patën një moment privat në garazhin e parkimit së bashku, por kjo gjë nuk u konfirmua.

kim kardashian nfl odell beckham jr

Sondazh

Poll