Art&Argëtim

Nën gjurmët e të atit, North West pjesë e bashkëpunimit të ri muzikor

Përveç hedhjes së videos në YouTube, Kanye e ndau klipin edhe përmes faqes së tij në Instagram.

8 Shkurt 2024, 12:16 Nga S.B
Nën gjurmët e të atit, North West pjesë e bashkëpunimit
Kanye dhe North West

SHBA- Vajza e Kim Kardashian, North duket se po ndjek gjurmët muzikore të babait të saj Kanye West. North, 10 vjeç, bëri debutimin e saj të parë në videoklipin për këngën e re të Kanye "Talking/Once Again" me Ty Dolla $ign, e cila u shfaq të mërkurën. Në video buzët e North sinkronizoheshin me tekstin teksa bënte flokët gërshet. Klipi i referohet gjithashtu momenteve kur North pëshpërit në veshët e babait të saj. Dyshja babë e bijë shfaqen gjithashtu në klip së bashku me North të ulur mbi shpatullat e Kanye.

Përveç hedhjes së videos në YouTube, Kanye e ndau klipin edhe përmes faqes së tij në Instagram. Postimi ka marrë më shumë se 1.9 milionë pëlqime. Kënga është debutuese e pjesës së parë të albumit të ri të Kanye, Vultures, i cili do të publikohet të premten, më 9 shkurt. Kardashian tregoi mbështetjen e saj për debutimin e madh të vajzës së saj në rrjetet sociale.

"Miss Westie," shkroi themeluesja e Skims përmes Instagram Story së bashku me një klip të North në videon muzikore.

Kanye zbuloi përfshirjen e North në këngë në dhjetor 2023. Gjatë festës zyrtare të dëgjimit për albumin në Mimi, North u shfaq në këtë ngjarje për të debutuar vargun e saj për turmën. Në tetor të vitit 2023 North foli për atë që dëshiron të bëjë në jetë nga të qenit basketbolliste në një repere.

“Dua të shëtis qentë, të fitoj para për të blerë materiale arti, sepse gjithçka përreth është kaq e shtrenjtë”, tha ajo për revistën i-D në atë kohë. "Pra, një repere, një basketbolliste dhe unë do të bëj vepra arti që më pas do t'i shes."

 

kanye west north west kim kardashian

Sondazh

Poll