Art&Argëtim

VIDEO/ "E kishte një dërrasë mangët”, Dua Lipa i mëson shqipen moderatorit Jimmy Kimmel: Të gjithë shqiptarët po qeshin me mua

Moderatori zgjodhi të vendoste veten e tij përpara një loje me shprehje frazeologjike të gjuhës shqipe ku ai do ti lexonte dhe Dua do ti përkthente.

9 Shkurt 2024, 11:08 Nga S.B
VIDEO/ "E kishte një dërrasë mangët”, Dua Lipa i
Dua Lipa dhe Jimmy Kimmel

SHBA- Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. E ftuar në Jimmy Kimmel Live, këngëtarja ka treguar edhe një herë se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe.

Jimmy tha se ajo ka folur shpesh për supersticionet shqiptare por kësaj here bëhej fjalë për një tjetër gjë. Moderatori zgjodhi të vendoste veten e tij përpara një loje me shprehje frazeologjike të gjuhës shqipe ku ai do ti lexonte dhe Dua do ti përkthente.

“Vërtetë do ti shqiptosh fjalët në shqip?” tha Dua e habitur.

“Oh po,” tha moderatori. ”Nuk do të tingëlloj si shqip por unë do e provoj gjithsesi”.

Jimmy filloi me shprehjen “ I ka bërë rrush e kumbulla”, dhe Dua ja përktheu në anglisht domethënien e frazës duke përmendur edhe rakinë pijen e njohur shqiptare në mbarë botën.

“E kish një dërrasë mangët” vazhdoi moderatori

Shprehja e bëri Duan të qeshi me të madhe, por gjithsesi moderatori e kuptoi përkthimin. Shprehja e rradhës ishte “Sa për sy e faqe “, duke vazhduar tek “Hyp se të vrava, zdryp se të vrava” ku moderatori pati vështirësi në shqiptimin e fjalës gjë që bëri publikun dhe Duan të qeshnin me të madhe.

“Me siguri të gjithë shqiptarët po qeshin me mua në këto momente” tha Jimmy

“Hej bëre një punë shumë të mirë” shtoi Dua

Emisioni u mbyll me Jimmyn duke falenderuar Duan që e ndihmoi me eksperiencën e tij të parë me gjuhën shqipe.

dua lipa jimmy kimmel dua lipa flet shqip

Sondazh

Poll