Art&Argëtim

Princ Harry "vjedh" shfaqjen, paraqitja surprizë në eventin e çmimeve të NFL habiti publikun

Më pas Harry e quajti Heywardin një lojtar që shkon përtej limiteve dhe vuri në dukje se angazhimi i tij i jashtëzakonshëm për të ndihmuar të tjerët është një pasqyrim i historisë së tij.

9 Shkurt 2024, 09:47 Nga S.B
Princ Harry "vjedh" shfaqjen, paraqitja surprizë në eventin
Cameron Heyward dhe Princ Harry

SHBA- Princi Harry bëri një paraqitje surprizë në ngjarjen vjetore ‘NFL Honors’ të enjten pas një udhëtimi të shkurtër në Londër për të vizituar babain e tij të prekur nga kanceri, Mbretin Charles III. Duka i Sussex-it i dha lojtarit Cameron Heyward çmimin ‘Walter Payton Njeriu i Vitit 2023’ gjatë ceremonisë në Las Vegas.

“Gjithçka që bëni ju djema brenda dhe jashtë fushës është vërtet e jashtëzakonshme. Ju jeni shembulli model për miliona”, tha princi në skenë.

Më pas Harry e quajti Heywardin një lojtar që shkon përtej limiteve dhe vuri në dukje se angazhimi i tij i jashtëzakonshëm për të ndihmuar të tjerët është një pasqyrim i historisë së tij. Mbrojtësi i Pittsburgh Steelers, 34 vjeç, u nderua veçanërisht për punën e tij me ‘The Heyward House’, të cilin ai e themeloi në vitin 2015 për të ndihmuar fëmijët me prejardhje të ndryshme që kanë nevojë për mbështetje, qofshin këto rroba të reja për shkollë apo një kartolinë për ditëlindje.

Pjesëmarrja e Harryt erdhi një ditë pasi ai u kthye nga vizita me babain e tij, mbretin Charles III, në Londër. Është e paqartë se si shkoi udhëtimi ndërsa Harry u nis nga MB të mërkurën pasi kaloi rreth 24 orë në vendin e tij. Gruaja e tij, Meghan Markle, nuk iu bashkua atij për vizitën e shkurtër, por ajo u pa duke buzëqeshur teksa po ngiste Range Rover-in e saj pranë rezidencës së çiftit, në Montecito të Kalifornisë të mërkurën pasdite.

princ harry nfl paraqitje surprize

Sondazh

Poll