Art&Argëtim

Oscars shpall çmimin e ri për 'kastin më të mirë' nga viti 2026

Në një deklaratë, drejtuesit e Akademisë thanë se drejtuesit e kastit luajnë një rol thelbësor në krijimin e filmave.

9 Shkurt 2024, 12:54 Nga S.B
Oscars shpall çmimin e ri për 'kastin më të
Jimmy Kimmel

SHBA- Organizatorët e ‘Academy Awards’ kanë njoftuar se do të prezantohet nga viti 2026, një Oscar i ri për ‘kastin më të mirë’. Do të jetë kategoria e parë e re konkuruese në ceremoni që kur u shtua ‘filmi më i mirë i animuar’ në 2002. Drejtorët e kastit kanë bërë fushatë në vitet e fundit për t'u njohur me mënyrën se si janë prapaskenat e tjera të filmit si zëri, kostumet, flokët dhe grimi. Në një deklaratë, drejtuesit e Akademisë thanë se drejtuesit e kastit luajnë një rol thelbësor në krijimin e filmave.

Kategoria nuk do të prezantohet deri në ceremoninë e vitit 2026 për shkak se fushatat e çmimeve janë planifikuar  shumë më pare. Lëvizja vjen pavarësisht përpjekjeve të Akademisë për të shkurtuar ceremoninë e Oscars në vitet e fundit në një përpjekje për të mbajtur shikuesit të interesuar. Shpesh, shfaqja zgjat më shumë se tre orët e planifikuara.

Aktualisht, 23 çmime jepen në Oscar edhe pse përgjithësisht publiku është i interesuar kryesisht për çmimet kryesore si filmi më i mirë, kategoritë e aktrimit dhe regjisori më i mirë. Akademia nuk konfirmoi nëse kategoria e re do të përfshihej në transmetim. Drejtorët e kastit janë ndër më të hershmit që përfshihen në projekte të reja filmike, duke luajtur një rol kyç në formësimin e filmave të mëdhenj të Hollivudit. Ceremonia e sivjetshme e Oscars, e organizuar nga Jimmy Kimmel, do të mbahet në Los Angeles më 10 mars. Pas shpalljes së çmimit të kastit, tre guvernatorët e degës së drejtorëve të kastit të Akademisë, Richard Hicks, Kim Taylor-Coleman dhe Debra Zane falënderuan Akademinë.

cmimet oscars oscars

Sondazh

Poll