Aktualitet

EMRI/ Me rrezikshmëri shumë të lartë, vihet në pranga 32-vjeçari në Shkodër, i shpallur në kërkim për dosjen “Metamorfoza”

Arrestimi i Xhenjes ka ardhur pas operacionit të zhvilluar nga bashkëpunimi i RENEA-s me Policinë e Shkodrës pasi 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim.

9 Shkurt 2024, 10:48 Nga N.F
EMRI/ Me rrezikshmëri shumë të lartë, vihet në pranga
Pamje nga arrestimi

SHKODËR- Forcat Speciale të repartit RENEA kanë vënë në pranga 32-vjeçarin, Shkëlzen Xhenje. Arrestimi i Xhenjes ka ardhur pas operacionit të zhvilluar nga bashkëpunimi i RENEA-s me Policinë e Shkodrës pasi 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim.

I cilësuar si me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore për shkak të akuzave dhe dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale Xhenje ishte shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me dosjen “Metamorfoza”. Xheje konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos i cili është mik i Ervis Martinajt.

Sipas policisë, 32-vjeçari rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale pasi në vitin 2021 ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave në Shkodër. Po ashtu ai ka futur sende të palejuar në Burgun e Shënkollit në Lezhë. Në Janar të 2024, rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në fshatin Grude të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”. Ky aksion masiv nuk u finalizua sipas objektivit, ndërsa vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e mikut të Ervis Martinajt.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”. Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal,
•i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”;
•qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021;
•futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”. Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Shkëlzen Xhenje, 32 vjeç.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

renea shkelzen xhenje ervis martinaj

Sondazh

Poll