Aktualitet

U plagos në Shkodër, Selami Brahimi: S'e di kush janë autorët, nuk kam konflikte

Mësohet se para policisë, Brahimi ka theksuar se ai nuk i di se kush mund të jenë autorët dhe se nuk ka arritur që të shoh asgjë nga makina e tyre.

9 Shkurt 2024, 10:19 Nga I.A

U plagos në Shkodër, Selami Brahimi: S'e di kush janë

SHKODËR- Selami Brahimi, personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ka deklaruar se ai nuk ka asnjë konflikt. Mësohet se para policisë, Brahimi ka theksuar se ai nuk i di se kush mund të jenë autorët dhe se nuk ka arritur që të shoh asgjë nga makina e tyre. Po ashtu ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë kërcënim apo mesazh më përpara. 

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askend dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, ka dëshmuar Brahimi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 korriku". Shenjestra ka qenë Selami Brahimi, i cili mbeti i plagosur pasi ndodhej në makinën tip "Citroen" që u qëllua. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

selami brahimi

Sondazh

Poll