8 Shkurt 2024, 19:03
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Deputeti Ervin Salianji ka komentuar kaosin e radhës sot në Kuvend me miell dhe vezë, të cilën e quan formë proteste.
Në një intervistë për Top Talk, Salianji tha se është akt simbolik, pa dhunë. Sa i përket shenjave për bashkimin e të paktën dy prej ndarjeve të PD-së, Salianji tha se procesi po ecën ngadalë por ka dakordësi. Sipas deputetit demokrat, ka një mungesë vullneti nga një pjesë e opozitës.
“Këto janë protesta dhe akte simbolike. Nuk i bën dikush nga qejfi, është qëndrim. Kjo është formë proteste. Në rastin e gardistëve është një urdhër i paligjshëm dhe ka pasur një reagim nga zoti Noka. Edhe unë kam keqardhje për cilin do punonjës të kësaj republike që janë të detyruar për shkak të dhunës të vendosen në këto situata. Është akt simbolik, nuk pati dhunë. Dy dit përpara një gazetare u nxor me dhunë. Ka edhe situata që dalin jashtë kontrollit, janë forma proteste. Paratë shkojnë në koncesione rrugës, shëndetësi, që janë në hetim. Shkojnë në abuzime që i marrin njerëz të lidhur me qeverinë. Ne po tentojmë të bëjmë kontroll parlamentar. Kjo është hipokrizi në kufi nga ana e tyre, kërkesat tona janë rrëzuar ndërkohë që kushtetuta parashikon që mjafton kërkesa nga deputetët dhe komisioni ngrihet. Është grusht shteti brenda shteti, mos të njohësh Kushtetutën, je në kushtet e grushtit të shtetit. Jemi të bashkuar në aksionin parlamentar, jemi të vonuar që procesi i bashkimit po ecën në hapa të ngadaltë. Bashkimi i opozitës varet prej nesh dhe ne duhet ta kthejmë fokusin këtu. Nga pikëpamja formale, ky grupim duhet të bashkohet, ose me një front opozitar. Nuk ka rëndësi emërtimi por një koalicion që funksion si trup politik edhe në terren dhe në aksionin që vazhdon. Në këtë moment nuk e kemi. Jemi të bashkuar, por na ndajnë ende disa qëndrime. Bashkim në diferencë, nuk do doja ta quaja fraksion, por me mendime të ndryshme. Kur te kemi një platformë ta propozojmë edhe në Kuvend…në bashkimin nuk e shoh si momentin final, por fillesa e një situatë tjerët që PD duhet të shkojë drejt ribërjes për tu bërë nga fillimi. Edi Rama po keqpërdor një personazh që ka marrë bekimin e opozitës për të krijuar idenë që reforma zgjedhore nuk po bëhet për shkak të opozitë. Ka dy vite që ky komision drejtohet nga këta dy bashkëkryetar, kush e ka penguar që të punojë ky komision. E kam kërkuar prej kohësh që të mblidhet dhe nuk është mbledh fare. Duher ti themi gjërat siç janë. Po e hedh topin sikur është faji i opozitës. Kjo zgjidhet me ligj. Shoh një mungesë vullneti, presioni i publikut për ta cuar opozitën drejt një bashkimi, diferencat bëjnë që të marrësh ngjyrime të ndryshme. Ka dakordësi, por nuk ka veprim. Pengesat po sjellin nxitimin e kohës për zgjedhje. Ky proces, ose zgjidhet kjo punë ose forma të tjera bashkëpunimi.”-tha Salianji.
ervin salianji
Politike
8 Shkurt 2024, 18:55
N.F
Topalli
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën e organizuar posht&eu...
Politike
8 Shkurt 2024, 17:57
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur mbi vendimin e gjykatëses Irena Gjoka, e cila ditën e sotme është cilësu...
Politike
8 Shkurt 2024, 17:42
r.ll
agron shehaj
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re politike. Përmes një postimi në...
Politike
8 Shkurt 2024, 16:29
h.k
Edi Rama
LUKSENBURG-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë pjesë ditën e sotme në panelin "Rruga drejt zgjerimit" mbi ...
Politike
8 Shkurt 2024, 16:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për t&...
Politike
8 Shkurt 2024, 15:55
r.ll
keshilltaret e opozites
SHKODËR- Anëtaret e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë kërkuar transparencë kryebashkiakun...
Politike
8 Shkurt 2024, 15:42
r.ll
dorian teliti
TIRANË- Shqipëria është renditur së fundmi në krye të listës për normën më të lar...
Politike
8 Shkurt 2024, 15:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Votimi në parlamentin e Shqipërisë për ratifikimin e një marrëveshjeje për emigrantët ...
Politike
8 Shkurt 2024, 15:04
N.F
Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi
TIRANË- Dy avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi kanë mbërr...
Politike
8 Shkurt 2024, 13:19
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili ndodhet në burg për koncesionin e ste...