Politike

Vota e diasporës/ Lapaj reagon pas deklaratave të Ramës: Manipulator, mos gënje emigrantët

Rama gjatë një bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptarë në Luksemburg, u shpreh se e do votën e emigrantëve, por problemi sipas tij, është se nuk ka një regjistër të popullsisë në emigracion dhe kjo e pengon procesin e votimit.

8 Shkurt 2024, 19:06 Nga r.ll
Vota e diasporës/ Lapaj reagon pas deklaratave të Ramës:
adriatik lapaj

TIRANË- Kryetari i lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për votën e emigrantëve. 

Rama gjatë një bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptarë në Luksemburg, u shpreh se e do votën e emigrantëve, por problemi sipas tij, është se nuk ka një regjistër të popullsisë në emigracion dhe kjo e pengon procesin e votimit.

Pas kësaj deklarate, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër, duke e quajtur kryeministrin manipulator, gënjeshtar apo frikacak. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se për votën e diasporës nuk duhet asnjë databazë, ndërsa thekson se të gjitha shtetet që mundësojnë votën e tyre bazohen tek vetëdeklarimi.

REAGIMI I PLOTË:

Edi Rama, ki burrëri! Edi Rama, mos gënje emigrantët! Sot Kryeministri i vendit i ka thënë shqiptarëve në Luksemburg se votën e diasporës e pengon fakti se shteti nuk ka databazë të emigrantëve.

Gënjen!

Për votën e diasporës nuk duhet asnjë databazë.

Manipulator!

E trishtë se si një njeri që e quan veten gjasme të aftë politikisht të fshihet pas manipulimit.

Ki guxim e përballu me votë!

Zotëri, ta kemi dërguar draftin gati të shkruar. Nuk nevojitet databazë ku jetojnë emigrantët. Të gjitha shtetet që e mundësojnë votën e diasporës e bazojnë votimin te vetdeklarimi. Pra, çdo emigrant që do të votojë para çdo palë zgjedhjeve futet dhe regjistrohet online në një platformë zyrtare që hapet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pasi qytetari shpreh vullnetin dhe vërteton me dokumenta që i ngarkon online adresën nga ku ai voton, ai listohet si votues jashtë territorit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ia dërgon paketën zgjedhore në adresën e deklaruar. Pra, në zgjedhje votojnë ata njerëz që shprehin dëshirën në sistem.

A do jenë ata 5, 5000 apo 500 000 atë s’e di as ti Z. Rama e as unë.

Mos gënje!

Tregoju shqiptarëve se si votojnë shqiptarët e Kosovës. Mos mashtro! Frikacak!

Je trembur, Edi! Të tradhëton fytyra!

Por, do përballemi.

Do përballemi në sheshe. Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve dhe demokratizimit të vendit. Nuk do e mbani dot peng më vendin.

Më beso për sa të them!

Bashkëngjitur drafti për votën e emigrantëve i dorëzuar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” :

adriatik lapaj edi rama vota e emigranteve

Sondazh

Poll