Politike

"Derisa gjërat të ndryshojnë", Topalli poshtë pallatit të Berishës: Më 20 shkurt të gjithë së bashku të dalim për të mbrojtur të drejtat tona

Topalli bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të organizohet më 20 shkurt.

8 Shkurt 2024, 18:55 Nga N.F
"Derisa gjërat të ndryshojnë", Topalli poshtë
Topalli

TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën e organizuar poshtë pallatit të kreut të PD-së, Sali Berisha. Topalli bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të organizohet më 20 shkurt. Ajo më tej u shpreh se aksioni opozitar ka nisur me rezistencë por do të vazhdoje deri në rebelim derisa të ndodhë ndryshimi.

“Prania juaj këtu ka vërtetuar që jo vetëm nuk shkrihet PD dhe opozita, por përkundrazi ka mobilizuar cdo qelizë. Mbi të gjitha se ne shqiptarët edhe kur heshtim flasim, ne nuk ulim kokën sepse njohim mirë pasojat e diktuarave.

Këta e filluan duke marrë vulat. Në cilin vend të botës, ndodh që kryetari i një partie ne opozitë të caktohet me vendim gjykate. Ne Evropë jo, as në Afrikë.

Më 20 shkurt të gjithë së bashku të dalim për të mbrojtur të drejtat tona. Ndaj duhet kurajë duhet vendosmëri, ka filluar me rezistencë do vazhdojë me protestë dhe do shkojë në rebelim derisa gjërat të ndryshojnë”, tha Topalli.

topalli berisha proteste

Sondazh

Poll