Bota

Pas Miterrand, Biden flet me një tjetër të vdekur, pretendon se ka biseduar me kancelarin gjerman Kohl

Ndërkohë gafat e presidentit amerikan nuk ndalen pasi sot ka deklaruar se ka folur me kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017.

8 Shkurt 2024, 15:44 Nga N.F

Pas Miterrand, Biden flet me një tjetër të vdekur, pretendon se

Joe Biden

SHBA- Një tjetër gabim është regjistruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, fenomen i cili po regjistohet shpesh sidomos ditët e fundit. Pasi ngatërroi presidentin francez, Emmanuel Macron me François Miterrand dje ai harroi edhe emrin e Hamasit. Ndërkohë gafat e presidentit amerikan nuk ndalen pasi sot ka deklaruar se ka folur me kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017.

Sipas Fox News, Biden po fliste në një takim fushate në Nju Jork kur tha se Kohl i kishte bërë një pyetje. Ai tha se kancelari gjerman e kishte pyetur se çfarë do të thoshte nëse do mësonte se 1 mijë persona kanë sulmuar parlamentin britanik në përpjekje për t’i mohuar kryeministrit që të marrë detyrën.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan flet me persona të vdekur pasi në vitin 2022 Biden po kërkonte në audiencë një kongresmen që kishte ndërruar jetë një muaj më parë. Kurse në një aktivitet tjetër ai tha se kishte folur me shpikësin e insulinës edhe pse ai kishte ndërruar jetë kohë më parë. Në vitin 2019, ai pati deklaruar se kryeministrja britanike, Margaret Thatcher është e shqetësuar për Amerikën në një kohë kur ajo ka vdekur në vitin 2013.

biden shba helmut kohl françois miterrand

Sondazh

Poll