Politike

Denoncimi i sekretarit të PD-së, Çlirim Gjata: Një anëtar i Kushtetueses e Gjykatës së Lartë janë zgjedhur pa short

11 Nëntor 2019, 21:42 Nga DOSJA
Denoncimi i sekretarit të PD-së, Çlirim Gjata: Një

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur pa short.

‘Kemi dy probleme. A kemi një Gjykatë Kushtetuese, a ka filluar emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, konform procedurave kushtetuese, siç e ka ligji dhe Kushtetuta? E dyta, nëse arrijmë në konkluzionin që këto procedura janë shkelur, atëherë a është e kapur kjo Gjykatë që në lindje sepse politika nuk shkel kot. KED janë zgjedhur me gogla. Në Gjykatën e Lartë kishte mbetur vetëm një anëtar dhe nuk ka çfarë shorti të hidhet me një anëtar. Nga Prokuroria e Përgjithshme ishte vetëm një që mund të vinte, që kishte mbaruar magjistraturën, që ishte Arta Marku. Pra kemi një anëtar nga Gjykata e Lartë pa gogla, që ka 6 vite që i ka mbaruar mandati. Kemi një anëtar të Kushtetueses, pa gogla, sepse një ishte’.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike clirim gjata gjykata e lartë gjykata kushtetuese clirim gjata gjykata e lartë gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll