Politike

Opozita vijon punën për Zgjedhoren, Bylykbashi: Jemi për numërim dhe votim elektronik, luftohet shit-blerja e votës (VD)

11 Nëntor 2019, 17:01 Nga DOSJA
Opozita vijon punën për Zgjedhoren, Bylykbashi: Jemi për

TIRANË- Opozita dhe maxhoranca po vijojnë punën paralelisht për Reformën Zgjedhore, ku secila po punojnë nga një draft. Sot opozita ka zhvilluar një mbledhje të grupit të punës së Reformës Zgjedhore, ku një prej temave ishte dhe numërimi dhe votimi elektronik në zgjedhje.

Pas mbledhjes për mediat ka folur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili tha numërimi elektronik është një nga pikat kyçe të PD-së në punën e saj.

Kjo është një nga çëshjet kryesore, ka çështje konkrete për zgjidhjet e mundshme për sa i përket, votimit dhe numërimit elektronik. Është një nga zgjidhjet që mund të luftojmë vjedhjen e votës dhe ppresionit që u bëhet qytetarëve, duke marrë kartat e identitetit. Të luftojmë presionin dhemanipulimin që bëhn në qendrat e votimit, dhe ju e keni parë me prova konkrete. Do të garantojë një numërim të besueshëm. Është shumë planësh, zgjidhjet tona janë të avancuar dhe janë plotësisht të realizueshme, por jemi ende në propozime”, tha ndër të tjera Oerd Bylykbashi.

TEMAT E DISKUTUARA 

Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

Komisioni i Reformës Zgjedhore është drejt dakordësimit të drafit. Damian Gjiknuri përsëriti thirrjen që në proces të përfshihet PD. Rudina Hajdari tha se duhen depolitizuar komisonet zgjedhore. Partia Demokratike kundërshton punimet e komisionit dhe shprehet se të gjithë duhet të lexojnë raportin e OSBE-së

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita vijon punen per zgjedhoren reforma zgjedhore opozita vijon punen per zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll