Politike

‘Nuk solidarizohemi me kolegët, kryetari vendos’, Mirela Kumbaro i nxjerr ‘të palarat’ Ramës: Shprehja idiote, Partia

11 Nëntor 2019, 18:03 Nga DOSJA
‘Nuk solidarizohemi me kolegët, kryetari vendos’, Mirela

TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Thumbon”.

Bashkë me dy prezantueset, ish-ministrja ka folur edhe për solidaritetin që kanë koleget mes njëra-tjetrës në Parlament. Sipas Kumbaros, gratë ndjehen nënpresion nga Partitë dhe për këtë arsye nuk i dalin në krah njëra-tjetrës. 

“Ajo që më vjen keq. Meqë përmendët edhe faktin që ka gra në parlament. Ajo që më vjen keq është se gratë nuk kanë arritur atë solidaritetin që thatë ju. Edhe tek partia është partiarkale, është kryetari që vendos. Burrat e partisë që edhe pa thënë ushtrojnë presion që një grua nuk duhet të shprehi solidaritet me gruan e partisë tjetër. Më vjen ndër mend ajo shprehja aq idiote: Partia mbi të gjitha!,“-tha Kumbaro. 

Shprehja e fundit, na sjell ndërmend një frazë nga një intervistë televizive e Ramës, gjatë debateve të krijuara brenda PS-së me Ben Blushin. 

“Nuk mund të jesh dot në PS nëse nuk je me Shqipërinë, PS është krijuar për ti shërbyer Shqipërisë. Është një marrëzi kjo, ca pyetjet është kjo a je me Partinë apo me Shqipërinë. Nuk ka mundësi të jesh me partinë Socialiste dhe të mos jesh me Shqipërinë, është e pamundur,”-thoshte Rama asokohe.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mirela kumbaro mirela kumbaro per grate edi rama mirela kumbaro mirela kumbaro per grate

Sondazh

Poll