Aktualitet

Iu gjetën armëmbajtje pa leje, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit me iniciale S. A në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë. 

8 Shkurt 2024, 13:10 Nga E.d
Iu gjetën armëmbajtje pa leje, arrestohet 61-vjeçari në
policia

TIRANË- Arrestohet një 61-vjeçar në Tiranë ku iu gjetë armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit me iniciale S. A në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë. 

Njoftimi i Policisë: 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Kutreq". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kutreq".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në Kutreq, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

policia e tiranës

Sondazh

Poll