Bota

Mblidhet Këshilli i Sigurimit për Kosovën, ja letra e Serbisë

Në letrën e dërguar nga Serbia, kërkohej mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për situatën në komunat me shumicë serbe, nga veprimet e njëanshme të Prishtinës.

8 Shkurt 2024, 12:54 Nga S.N
Mblidhet Këshilli i Sigurimit për Kosovën, ja letra e
Këshilli i Sigurimit

NEW YORK- Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për Kosovën. Kjo mbledhje vjen pas letrës së dërguar nga Serbia 3 ditë më parë.

Në letrën e dërguar nga Serbia, kërkohej mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për situatën në komunat me shumicë serbe, nga veprimet e njëanshme të Prishtinës. Në letër thuhej se veprimi i ndërmarrë nga Kosova pë dinarin serb është shkelje e hapur e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.

Mblidhet Këshilli i Sigurimit për Kosovën, ja letra e

Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit të Kosovës. Në një deklaratë për shtyp para dy ditësh ajo bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE.   

kosova serbia okb

Sondazh

Poll