Bota

Studimi: Viagra zvogëlon rrezikun e prekjes nga Alzhaimer

Nga studimi i kryer në më shumë se 260 mijë burra, ata që merrnin këtë ilaç kishin 18% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjen.

8 Shkurt 2024, 12:38 Nga S.N
Studimi: Viagra zvogëlon rrezikun e prekjes nga Alzhaimer
Foto Ilustrim

ANGLI- Një studim ka treguar se burrat që marrin “Viagra” për mosfunksionim erektil, ka gjasa të ulin rrezikun e sëmundjes së Alzhaimerit. Nga studimi i kryer në më shumë se 260 mijë burra, ata që merrnin këtë ilaç kishin 18% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjen.

Por ende nevojiten më shumë studime për të vërtetuar efektin që sjell Viagra në uljen e rrezikshmërisë për Alzhaimer. Viagra fillimisht u krijua për të trajtuar presionin e lartë të gjakut. Ato veprojnë edhe si një sinjalizues qelizor që mund të lidhet me kujtesën. Viagrat njihen gjithashtu për ndikimin që kanë në aktivitetin e qelizave të trurit.

Sa i përket sëmundjes të Alzhaimerit, dy ilaçe të reja kanë dhënë premtime të mëdha për ngadalësimin e ritmit të sëmundjes në fazat e hershme të saj.  

 

viagra studim

Sondazh

Poll