Bota

Sonte seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën e thirrur nga Serbia, Kurti mbërrin në New York

Bëhet me dije se Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet sonte nga ora 21:00.

8 Shkurt 2024, 12:10 Nga M.B

 

Sonte seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën e thirrur
Albin Kurti

NEW YORK- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz kanë udhëtuar mbrëmë për në SHBA. Bëhet me dije se Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet sonte nga ora 21:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbledhje e Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Serbia pas vendimeve të fundit të Kosovës lidhur me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele të Beogradit në Kosovë.

 

kosova serbia

Sondazh

Poll