Bota

Mitsotakis: Jam pro dialogut me fermerët, por me rrugë të hapura

Gjatë një takimi në Haidari ku po bisedonte me qytetarët, ai tha se është i hapur për dialog me fermerët, por me rrugë të hapura.

7 Shkurt 2024, 14:48 Nga S.N
Mitsotakis: Jam pro dialogut me fermerët, por me rrugë të hapura
Kiriakos Mitsotakis

GREQI-  Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë sa i përket përshkallëzimit të protestave të fermerëve dhe mundësinë e dialogut. Gjatë një takimi në Haidari ku po bisedonte me qytetarët, ai tha se është i hapur për dialog me fermerët, por me rrugë të hapura.

Mitsotakis u shpreh se nuk mundet që një grup i caktuar shoqëror të ketë një trajtim të privilegjuar, vetëm se bërtasin më shumë. Mitsotakis thekson se ishte ai që uli taksat për fermerët dhe negociuan një politikë të përbashkët bujqësore.

“Dhe miqve të mi fermerëve që sot janë në rrugë, u them se ne ishim ata që ulëm taksat për fermerët, që negociuam një politikë të përbashkët bujqësore, e cila po ka vështirësi dhe këtu ne. Po diskutojmë sërish se si mund ta përmirësojmë”,tha ai.

Mënyra e vetme për dialog ka theksuar Mitsotakis është “dialogu me rrugë të hapura”, pasi askush nuk mund të shantazhojë shoqërinë dhe të prishë jetën sociale e ekonomike të vendit. Fermerët kanë paralajmëruar përshkallëzim protestash dhe kanë bllokuar me traktorë aksin rrugor Selanik-Athinë.

greqi kiriakos mitsotakis

Sondazh

Poll