Bota

FOTOT/ Dhelprat 'pushtojnë' Londrën, shihen në autobuse, oborre, rrugë… kudo

Ndoshta më shqetësuese se prezenca e tyre janë ulërimat pothuajse torturuese të çiftëzimit që arrijnë të mbajë zgjuar natën londinezët.

7 Shkurt 2024, 13:59 Nga S.B
FOTOT/ Dhelprat 'pushtojnë' Londrën, shihen në
dhelpra në Londër

LONDËR- Teksa popullsia e kryeqytetit të Anglisë rritet, po ashtu vihet re se e njëjta gjë po ndodh edhe me popullsinë e kafshëve të egra, kryesisht me dhelprat. Të tërhequr nga qeset e koshave dhe grumbujt e mbeturinave, dhelprat po 'pushtojnë' ngadalë qytetin duke hipur në autobusët e transportit publik dhe duke shëtitur rrugëve në mes të ditës. Ndoshta më shqetësuese se prezenca e tyre janë ulërimat pothuajse torturuese të çiftëzimit që arrijnë të mbajë zgjuar natën londinezët, mes tyre dhe profesorin e Pop-it, DJ amerikan Paul Gambaccini.

FOTOT/ Dhelprat 'pushtojnë' Londrën, shihen në
dhelpra në Londër

Në videot e mediave sociale, dhelprat shihen duke marrë autobusët e Londrës gjatë ditës e duke u shtrirë përgjatë sediljeve të pasme të tyre. Një prej dhelprave vështron me kureshtje pasagjerin që e filmon, por mbetet plotësisht e pa shqetësuar nga udhëtimi i saj i qetë nëpër kryeqytet. Sipas ‘Wildlife Trust’ ka rreth 10,000 dhelpra në Londër, por ky numër nuk mund të llogaritet në mënyrë të besueshme dhe mund të luhatet. Shumë dhelpra janë parë gjatë ditës, duke pushtuar mobiljet e kopshteve e duke i zënë gjumi qetësisht në to. Madje duket se kanë mësuar se si të kalojnë edhe rrugën në mënyrë të sigurt dhe të shmangin trafikun që u vjen përballë. Mirëpo, veprimet e tyre nuk ndalen gjatë natës dhe është debatuar shumë nëse krijesat dinake janë një gjë pozitive për jetën në qytet apo një bezdisje më tëpër.

FOTOT/ Dhelprat 'pushtojnë' Londrën, shihen në
dhelpra në Londër

Kafshët janë kryesisht dhelpra nate, gjë që i bën aventurat e ditës në Londër edhe më të çuditshme. Mendohet se kazanët dhe qeset me mbeturina  janë pikërisht arsyeja që mund t'i nxjerrin jashtë gjatë ditës.

Disa këshillues të Londrës kanë renditur informacionet se si t'i pengojnë dhelprat që të kalojnë nëpër mbeturina dhe disa madje rekomandojnë koshat me rrota të mbyllura që janë të papërshkueshëm nga dhelprat. Pavarësisht se janë parë gjatë ditës, londinezët po i dëgjojnë shpesh edhe në mbrëmje duke i shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm. Sezoni i çiftëzimit është midis dhjetorit dhe shkurtit, kështu që londinezët duhet të presin edhe disa netë pa gjumë përpara se kafshët e zhurmshme të ndalojnë.

 

londer dhelpra sezon ciftimi dhelprat pushtojne londren

Sondazh

Poll