Bota

90 arrestime në Turqi për sulmin e armatosur në Gjykatën e Stambollit

Autoritetet turke i kanë lidhur autorët e sulmit me organizatën e armatosur të së majtës ekstreme.

7 Shkurt 2024, 13:53 Nga S.N
90 arrestime në Turqi për sulmin e armatosur në Gjykatën e
Foto nga vendngjarja

TURQI- 90 persona janë arrestuar nga policia turke mbi hetimet që po kryhen për sulmin e armatosur në Gjykatën e Stambollit. Autoritetet turke i kanë lidhur autorët e sulmit me organizatën e armatosur të së majtës ekstreme.

Ditën e djeshme 2 persona të armatosur kanë tentuar të kalojnë në postbllokun e Policisë në hyrje të gjykatës. Gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë një civil si dhe autorët e sulmit. Teksa gjatë përleshjes janë plagosur edhe 5 persona të tjerë, tre prej të cilëve ishin policë.   

turqi policia turke

Sondazh

Poll