Bota

Protesta e fermerëve shtrihet edhe ne Greqi, bllokojnë aksin Athinë-Selanik

Fermerët kanë dalë në autostradë në këmbë dhe pritet të mbajnë një takim për lëvizjet e tyre të radhës në autostradë.

7 Shkurt 2024, 13:16 Nga E.d
Protesta e fermerëve shtrihet edhe ne Greqi, bllokojnë aksin
Foto Ilustruese

SELANIK- Në një bllokadë simbolike një orëshe të rrugës kombëtare Athinë-Selanik, fermerët po përparojnë drejt bllokut të Malgarit, në kuadër të mobilizimit të tyre. Fermerët kanë dalë në autostradë në këmbë dhe pritet të mbajnë një takim për lëvizjet e tyre të radhës në autostradë.

Ata po zhvillojnë një protestë të cilët ndodhen në kryqëzimin e Niselit. Fluksi nga Selaniku në Veri është mbyllur nga fermerët dhe fluksi i kundërt është mbyllur nga Policia për shkak të bllokimit në Malgara.

Fermerët spanjollë kanë ankesa të ngjashme me homologët e tyre në Francë, Belgjikë, Holandë, Itali dhe vende të tjera që kanë protestuar kohët e fundit. Ata thonë se rregulloret që janë pjesë e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), së bashku me kostot e larta të karburantit dhe energjisë, e bëjnë të vështirë për ta të nxjerrin fitim.

 

 

 

athinë-selanik

Sondazh

Poll