Bota

Mashtrimi buxhetor, Parlamenti i BE-së i heq imunitetin ish-zv.nënkryetares Eva Kaili

Në raportin e hedhur në votim thuhet se në rastin e mashtrimit Kaili akuzohet se ka shpenzuar nga 120,000 deri në 150,000 euro para publike.

7 Shkurt 2024, 13:51 Nga M.B
Mashtrimi buxhetor, Parlamenti i BE-së i heq imunitetin
Eva Kaili

BRUKSEL- Parlamenti Evropian të martën pasdite ia hoqi imunitetin ish-zëvendëspresidentes Eva Kaili, duke hapur rrugën për një hetim për përfshirjen e supozuar të Kailit në një rast mashtrimi buxhetor të BE-së prej 150,000 euro (161,355 dollarë) në vitin 2015. Rasti i mashtrimit nuk ka lidhje me skandalin e korrupsionit të quajtur Katargate, raporton Reuters.

Në raportin e hedhur në votim thuhet se në rastin e mashtrimit Kaili akuzohet se ka shpenzuar nga 120,000 deri në 150,000 euro para publike. Nëse shpallet fajtore, ajo do të përballet me 5 deri në 15 vjet burg sipas ligjit grek.

eva kaili

Sondazh

Poll