Art&Argëtim

“The Celebration of Mimi”, Mariah Carey njofton shfaqjen ekskluzive

Seria prej tetë performancash synon të festojë publikimin e albumit të saj të vitit 2005 "The Emancipation of Mimi".

6 Shkurt 2024, 20:13 Nga S.B
“The Celebration of Mimi”, Mariah Carey njofton shfaqjen ekskluzive
Mariah Carey

SHBA- Diva e popit njoftoi të martën një shfaqje ekskluzive në prill të ktij viti, në Dolby Live në Park MGM, të titulluar "Mariah Carey: The Celebration of Mimi". Seria prej tetë performancash synon të festojë publikimin e albumit të saj të vitit 2005 "The Emancipation of Mimi", i cili mbush 19 vjeç më 12 prill që është edhe data e parë e serialit.

Përveç të preferuarave të fansave nga ai album, duke përfshirë "It's Like That", "We Belong Together" dhe "Shake It Off", shfaqja do të  ketë hite nga e gjithë karriera e Carey. Biletat e para-shitjes do të jenë të disponueshme përmes ‘Citi Entertainment’ duke filluar nga 7 shkurti.

Një dollar nga çdo biletë e blerë do të shkojë në ‘Camp Mariah të Fresh Air Fund’, një program kampi veror tre-javor për fëmijët e moshës 11-15 vjeç, i cili i ndihmon ata të eksplorojnë mundësitë për karrierën e ardhshme. Datat që do të dalin në shitje janë 12, 13, 17, 19, 20, 24, 26 dhe 27 prill. Të gjitha shfaqjet janë planifikuar të fillojnë në orën 20:00.

mariah carey

Sondazh

Poll