Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare dramaturgu shkodran Albri Brahusha

Lajmin e ndarjes nga jeta të dramaturgut e ka ndarë bashkia e Shkodrës për mes një njoftimi në llogarinë në "Facebook".

6 Shkurt 2024, 09:50 Nga N.F
Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare dramaturgu shkodran Albri
Albri Brahusha

SHKODËR-  Dramaturgu shkodran, Albri Brahusha ështa ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Lajmin e ndarjes nga jeta të dramaturgut e ka ndarë bashkia e Shkodrës për mes një njoftimi në llogarinë në "Facebook".


"Një lajm i trishtë për Shkodrën dhe botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare dramaturgu Albri Brahusha. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe," thuhet në njoftimin e bashkisë.


Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai ka qenë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike të prefekturës në vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Në vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër. Në fushën artistike ai është autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni”: “Përrallat gënjejne”, me regji të Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

albri brahusha dramaturg shkoder

Sondazh

Poll