Art&Argëtim

Iu zbulua lidhja me një burrë të martuar, fituesja e Miss Japonia heq dorë nga kurora

Artikulli i bërë publik raportoi se Shiino kishte një lidhje me një mjek të martuar.

6 Shkurt 2024, 14:53 Nga N.F
Iu zbulua lidhja me një burrë të martuar, fituesja e Miss Japonia
Fituesja e Miss Japonisë

JAPONI- Modelja fituese e Miss Japonisë ka hequr dorë nga kurora e saj pas zbulimit të lidhjes së saj me një burrë të martuar. Pas publikimit të skandalit lajmi u përhap shpejt dhe solli reagime të shumta. Artikulli i bërë publik raportoi se Shiino kishte një lidhje me një mjek të martuar. Në fillim ajo tha nuk e dinte që burri ishte i martuar. Megjithatë të hënën, organizatorët thanë të kundërtën.

“Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën”, tha ajo.

Titulli i Miss Japonisë tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit, megjithëse pati disa nënkampione. Konkursi e kishte kurorëzuar atë më 22 janar, personi i parë me prejardhje evropiane që iu dha ky nder.

Shiino ka lindur në Ukrainë para se të shpërngulej me nënën e saj në Japoni kur ishte pesë vjeç dhe të merrte mbiemrin japonez të njerkut të saj.

“Nuk më kanë pranuar shumë herë si japoneze, por jam e mbushur me mirënjohje që jam njohur sot si e tillë”, tha ajo pas marrjes së kurorës.

miss japonia kurore lidhje

Sondazh

Poll