Bota

"Menjëherë"/ Biden pas ftesës së Trump për debat: Ai nuk ka asgjë tjetër për të bërë

Trump e bëri këtë thirrje si sfidë gjatë një daljeje në radio të hënën, ku tha se një debat do të ishte në të mirën e vendit.

6 Shkurt 2024, 19:52 Nga S.N
"Menjëherë"/ Biden pas ftesës së Trump për
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA,  Joe Biden i është përgjigjur thirrjes që i ka bërë ish-presidenti Donald Trump për një debat të mënjëhershëm. Trump e bëri këtë thirrje si sfidë gjatë një daljeje në radio të hënën, ku tha se një debat do të ishte në të mirën e vendit.

I pyetur sa i përket kërkesës për debat të Trumpit, Biden i përgjigj: “Menjëherë’”. Më tej shtoi se Trump nuk ka asgjë tjetër për të bërë, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshira e Trump për të debatuar ka ardhur pasi ai refuzoi kategorikisht thirrjet për të debatuar me sfiduesit të tij në garën paraprake të GOP. Ndërsa ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, e vetmja sfiduese e mbetur e Trump, Nikki Haley mori pjesë në debate të shumta me kanditatë të tjerë, Trump mungonte. 

joe biden donald trump shba

Sondazh

Poll