Bota

Orkat ngecin në akullin e brigjeve të Japonisë: Në luftë për mbijetesë

Një peshkatar vendas kontaktoi Stacionin e rojës bregdetare të Rausu të martën në mëngjes për të raportuar se kishte parë një orkë të mbërthyer nga akulli jo shumë larg bregut.

6 Shkurt 2024, 18:54 Nga S.B
Orkat ngecin në akullin e brigjeve të Japonisë: Në
orkat e ngacura në akull

JAPONI- Një grup prej të paktën 10 balenash vrasëse(orkash) duket se janë bllokuar nga akulli i detit në ishullin verior të Japonisë Hokkaido. Zyrtarët nga qyteti bregdetar i Rausu thanë se nuk kanë asnjë mënyrë për të shpëtuar orkat, të cilat u panë fillimisht nga një peshkatar vendas, raportoi NHK.

"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të presim që akulli të thyhet dhe orkat të kenë mundësinë të shpëtojnë ," tha një zyrtar i Rausu.

Një peshkatar vendas kontaktoi Stacionin e rojës bregdetare të Rausu të martën në mëngjes për të raportuar se kishte parë një orkë të mbërthyer nga akulli jo shumë larg bregut, raportoi NHK duke cituar rojen bregdetare lokale.

Pamjet me dron të shpërndarë të martën nga një organizatë vendase e kafshëve të egra, Wildlife Pro LLC, tregojnë orkat duke luftuar në një vrimë të vogël akullit. Organizata tha se u ndesh rastësisht me balenat ndërsa po bënte kërkime detare.

“Pashë rreth 13 balena vrasëse me kokat e tyre të dala nga një vrimë në akull”, tha një punonjës i Wildlife Pro LLC, i cili filmoi videon. "Ato dukeshin se po luftonin për të marrë frymë.”

Mungesa e erës në zonë ka bërë që akulli që ka bllokuar orkat të këtë mbetur i palëvizur. Akulli i detit mbulon bregun e Hokkaido-s çdo dimër dhe është akulli i detit me gjerësinë më të ulët në botë, por gjatë viteve të fundit nivelet kanë qenë në rënie ndërsa ngrohja globale përshpejtohet. Në vitin 2005, një grup orkash gjithashtu u bllokuan në akull në brigjet e qytetit dhe më vonë ngordhën në pamundësi për të shpëtuar.

 

orka akull japoni

Sondazh

Poll