Bota

Gjeorgjia akuza Ukrainës: Po përpiqeni të hapni luftën në vendin tonë

Ai tha se Ukraina po mundohet që të përhapë luftën në Gjeorgji pasi autoritetet gjeorgjiane kapën një kamion të ngarkuar me eksploziv të nisur për në Rusi

6 Shkurt 2024, 18:25 Nga S.N
Gjeorgjia akuza Ukrainës: Po përpiqeni të hapni luftën
Kryeministri i Gjerorgjisë

GJEORGJI- Kryeministri i përkohshme i Gjeorgjisë ka ngritur akuza ndaj Ukrainës. Ai tha se Ukraina po mundohet që të përhapë luftën në Gjeorgji, pasi autoritetet gjeorgjiane kapën një kamion të ngarkuar me eksploziv të nisur për në Rusi.

Eksplozivi ishte fshehur brenda një ngarkese me bateri makine dhe u transportua me rrugë tokësore nga Ukraina nëpërmjet Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.

Incidenti kujton shpërthimin e tetorit 2022 në urën e ndërtuar nga Rusia në Krime, një shpërthim për të cilin Moska fajësoi Kievin, duke thënë se përdorte eksploziv të fshehur brenda një kamioni të dërguar nga Ukraina në një rrugë të gjatë përmes vendeve të treta.

Ambasada ukrainase theksoi se po shqyrton pretendimet e shërbimit të sigurisë gjeorgjiane dhe i bëri thirrje Tbilisit (kryeqyteti i Gjeorgjisë) që të mos politizojë incidentin. Kujtojmë se Rusia ka trupa të stacionuara në dy rajone të shkëputura të Gjeorgjisë dhe luftoi atje një luftë të shkurtër në vitin 2008.

gjeorgji

Sondazh

Poll