Bota

Të shtëna me armë në Universitetin e Karolinës së Jugut, mbyllen kampuset

Një i dyshuar thuhet se është ende në vendin e ngjarjes dhe i veshur i gjithi me të zeza dhe një maskë skije.

6 Shkurt 2024, 19:47 Nga S.B
Të shtëna me armë në Universitetin e Karolinës së
Universiteti i Karolinës së jugut

SHBA- Të shtëna me armë janë raportuar në Universitetin e Karolinës së Jugut të martën. Universiteti i Karolinës së Jugut dhe Universiteti Claflin aty pranë u mbyllën pasi u dërgua një alarm për studentët. Bllokimet u hoqën deri në orën 12:45, tha një zëdhënës i SCSU. Të dyja shkollat e Orangeburgut janë të mbyllura që nga ora 11:30, pasi sistemi i alarmit të Claflin dërgoi një mesazh për të shtëna të mundshme në SCSU.

Një i dyshuar thuhet se është ende në vendin e ngjarjes dhe i veshur i gjithi me të zeza dhe një maskë skije. Studentët në të dy kampuset morën mesazhe me tekst i cili i udhëzon ata të strehohen në vend të sigurt, derisa policia të hetojë plotësisht ngjarjen.

Universiteti Shtetëror i Karolinës së Jugut thotë se një student 19-vjeçar u arrestua të martën në lidhje me të shtënat që u qëlluan në ndërtesën akademike. Rolando J. Ifill, nga Charleston, është akuzuar për mbajtjen e një arme zjarri në pronën e shkollës, tha zëdhënësi i SC State, Sam Watson. 

Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.

te shtena me arme universiteti i karolines

Sondazh

Poll